Kina do të përjashtojë përkohësisht sipërmarrjet e huaja nga një taksë mbi përfitimet e riinvestuara në vend, me shpresën për të rritur tërheqjen e vendit, kryesisht përballë reformës fiskale shumë lehtësuese të miratuar nga SHBA-ja.
Ky përjashtim, i publikuar të enjten nga Ministria kineze e Financave, do të aplikohet me shtrirje mbrapa në kohë duke filluar nga janari 2017, me kusht që të investohen përfitimet në sektorë kuç të përcaktuar nga Pekini.
Avantazh që Kina i jep sipërmarrjeve të huaja vjen pak pas miratimit nga Kongresi amerikan të një reforme ambicioze fiskale, një premtim i fushatës së presidentit Donald Trump.
“Ky lehtësim i miratuar nga Pekini do të gjenerojë një mjedis fiskal më të mirë dhe do të inkurajojë investitorët e huaj të vazhdojnë investimet e tyre në Kinë”, sipas një zëdhënësi të Ministrisë kineze të Financave./KP/.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re