Personaliteti më i njohur i futbollit kilian, e njëherësh një prej më të njohurve në botë, Manuel Pelegrini, ra preh e një grupi grabitësish të armatosur në Santiago, vendlindjen tij, duke u plaçkitur së bashku me gruan që kishte në krah.

I sapoemëruar trajner i klubit londinez Ëest Ham, ai ishte kthyer për pushime në kryeqytetin e vendit të tij dhe, sipas mediave angleze, u sulmua dhe u plaçkit teksa po shkonte në një restorant.

Thuhet se grabitësit, nën kërcënimin e armëve ia morën çantën e gruas së Pelegrinit dhe gjithashtu, me automjetin rrëmbyer nga çifti u larguan nga vendngjarja. Në ikje ata hapën zjarr ndaj policisë e cila u përpoq t’i ndalonte, por pamundur.

Gjithsesi Pelegrini u tregua falenderues.

“Falënderoj policinë për reagimin e guximshëm dhe të shpejtë. Falenderoj edhe qytetarët që na dolën në ndihmë. Shpresoj që policia të marrë më seriozisht luftën kundër krimit në Kili”, tha ai.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re