Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka pranuar pas mbledhjes në Komitetin e Mbrojtjes Civile, se Shqipëria ka vetëm një helikopter në dispozicion për shuarjen e zjarreve me përmasa të mëdha si ai në gadishullin e Karaburunit, dhe e vetmja zgjidhje është që të kërkojnë ndihmë në sektorin privat jashtë vendit.
Peleshi tha se në momentet që flasim edhe vendet fqinje janë në një situatë të pafavorshme, dhe për këtë shkak ndihma prej tyre ka pak mundësi që të realizohet. Ministri nuk ishte në gjendje të jepte një afat kohor se kur mund të bëhet e mundur fikja e zjarrit në Karaburun, që rrezikoi dhe dhe bazën ushtarake të Pashalimanit.
Peleshi: Në Komitetin e Mbrojtjes Civile marrin pjesë pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar ku patëm sot mundësinë të diskutojmë me kolegët minstra por edhe me prefektin e qarkut të Vlorës i cili është në krye të punëve dhe dua ta falenderoj para të gjithëve, për të bashkërenduar forcat e pushtetit vendor, forcat qëndrore, forcat tona të Ministrisë së Mbrojtjes pra Forcat e Armatosura që kanë qënë prezente në të gjitha operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.
Nuk po zgjatem sepse sot paradite kam patur një komunikim nga Baza e Pashalimanit me mediat për situatën në të gjithë Shqipërinë, tani që flasim vatra më serioze është ajo e Karaburunit. Kemi arritur të shmangim avancimin e zjarreve drejt bazës së Pashalimanit, dhjetra efektivë të FA kanë punuar aty sot së bashku me forcat nga pushteti vendor por shqetësimi i fundit të cilin e kemi diskutuar edhe në hartë së bashku me komandantin e Forcës Mbështetëse për Mbrojtjen Civile dhe me kolegë të tjerë dhe më Prëfektin është shqetësimi i vatrës së zjarrit mbi Dukat sepse ne jemi akoma rreth dy kilometra larg parkut të Llogarasë por ne duam të shmangim me çdo kusht shtrirjen e zjarrit në këtë park.
Jemi duke parë edhe mundesinë e metodave teknike apo inteligjente për shmangien e përhapjes së zjarrit, kemi konsideruar shtimin e forcave tokësore dhe nesër do të kemi një shumëfishim të efektivëve të Forcave te Armatosura. Kemi diskutuar dhe marrë vendim, të cilin po e them tani për herë të parë, që t’i japim mundësi strukturave tona dhe konkretisht Agjensisë Kombëtare te Mbrojtjes Civile të përdorë jo vetëm burimet financiare dhe forcat e institucioneve që kanë në varësi por edhe burime financiare shtesë për të marre shërbim nëse do të jetë e nevojshme nga shtetet fqinj, nga operatorët privatë, nga të gjithë kapacitëtet që janë në dispozicion.
Lajmi jo shumë i mirë është që nuk është se ka shumë kapacitete në dispozicion nga vendet fqinj sepse janë përfshirë në emergjenca shumë më të rënda se tonat, kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë, Kroacinë ku sot kam folur me Ministren e Mbrojtjes së Kroacisë para dy orësh, kam kërkuar mbështetjen me hidroplan, nuk kanë patur mundësi të na pergjigjen menjëherë por gjithësesi jemi në rradhë për t’i përdorur sapo të lirohet një kapacitet.
Do të përdorim edhe neser gjatë ditës helikopterë nga operatorë të tjerë veç mjeteve që kemi ne në dispozicion dhe shprësojmë që gjatë ditës së nesërme besoj do të jenë tre helikopterë në përdorim deri pasditen e vonë por nuk është se helikopterët janë zgjidhja përfundimtare. Së pari që në orët e para të mëngjesit, komandanti bashkë me trupat e tij ne 4:00 të mëngjesit do të niset drejt zonës së pyllit mbi Dukat, do të ecin 4-5 orë aty ku është vatra dhe për të parë se cilat metoda janë më të përshtatshme për t’u aplikuar për shmangien e përhapjes së zjarrit drejt Parkut të Llogarasë, që nuk duhet të lëjohet me asnjë mënyrë.
Zoti Peleshi pse në ditën e 12 kjo ndërhyrje, pse nuk është vlerësuar më parë?
Peleshi: Nuk është dita e 12 e para, e dyta kjo situatë nuk ka qënë për ditë me rradhë. Gjatë këtyre ditëve që ju përmendni ka patur operacione në të gjithë Shqipërinë me qindra forca të angazhuara se mbi 200 kanë qënë vetëm këtu në Vlorë, 80 kanë qënë në Fier ku aty kemi patur dy situata shumë të rënda vatrash me sipërfaqe shumë të madhe përhapje të zjarrit.
Kemi patur dy situata të vështira në Ksamil dhe në Përmet madje do të thoja qe ato janë qënë më të rrezikshme sa i përket afërsisë me zonat e banuara. Forcat tona të Armatosura kanë qënë aty prezente kanë qënë edhe akoma më herët nga fillimet e zjarreve në malin e Tomorrit. Kemi qënë aty jo vetem me forcat por edhe me fluturime ajrore prej dhjetra orësh. Sot në Vlorë ka patur 93 fluturime të helikoptërit të FA, pra nuk kemi qënë në asnjë moment në pritje.
Sa është kapaciteti i helikopterëve ose pajisjeve që mund të ndërhyjnë nga ajri në shtëtin shqiptar?
Peleshi: Për momentin ne kemi një numër të kufizuar helikopterësh të përshtatshëm për ndërhyrje. Natyrisht, kur ka situata të tilla edhe Turqisë nuk i mjaftojnë, Greqisë nuk i mjaftojnë, Italisë nuk i mjaftojnë, kërkojnë mbështetje. Ne kemi 1 helikopter me kapacitet 2000 litra ujë i cili vlen në këtë situatë ndërkohë siç e thashë nesër edhe me procedurën që po bëjmë për të kontraktuar operatorë të tjerë gjatë gjithë ditës do të kemi 3 helikoptërë që do te punojnë.
Nëse ndërhyet me kapacitete të plota kur pritet që të zgjidhet situata në Karaburun ose të paktën cilat janë pritshmëritë që keni ju paraprakisht?
Peleshi: Nuk mund të flasim pa patur një vëzhgim profesional, nesër në orët e para të mëngjesit besoj do të jemi të gatshëm të bëjmë projeksionet tona por pa shkuar aty në vend specialistët nuk flasim dot. Siç e thashë, rreziku që ne duam të shmangim me çdo kusht është perhpja e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë. Vatrat e tjera i kemi nën kontroll, kemi patur një situatë jo të lehtë, flas për zjarret që po i afroheshin Bazës së Pashalimanit.
Prefekti ka qënë në krye të punës, e falenderoj përsëri, së bashku me dhjetra efektivë te FA për t’i fikur ato vatra dhe tani që flsim janë totalisht jashtë rrezikur. Pra, kemi patur sukses në Fier, Ksamil, Përmet, kemi shmangur më të keqen dhe i kemi zgjidhur ato në kohë. Kemi patur sukses gjithashtu në Mamurras, ne orët e para të mëngjesit është fikur edhe atje një vatër e rrezikshme. Jemi përqëndruar këtu! Kemi edhe 2-3 vatra të tjera në Shqipëri por kjo është më seriozja.
…
/faxweb