“Nuk ka më kohë për të humbur, por të vijojmë ecjen përpara drejt rritjes së ekonomisë familjare.” Me këto fjalë, ministri i Mbrojtjes dhe njëherazi drejtuesi politik i qarkut të Korçës i është drejtuar banorëve në fshatin Goskovë. Për Peleshin gjatë këtyre viteve në qeverisje Partia Socialiste ka treguar se është zgjidhja e problemeve dhe si e tillë ka zgjidhur çështje bazike për fshatin. Por pas 25 prillit do të duhet që punët e nisura të vijojnë. Për këtë mandati i tretë nuk është thjesht një numër por një siguri për rritjen e ekonomisë familiare dhe një ecuri drejt standarteve europiane.

“Ne kemi një stil politik dhe një kulturë politike të kundërt. Lista jonë fillon me gra dhe të rinj me energji dhe investime në parti, për të dhënë mesazhin që në Partinë Socialiste ka një strategji hapjeje. Partia Socialiste është hapur vazhdimisht. Listat tona, kandidatët që janë bërë pjesë e saj e kanë këtë filozofi.

Partia që zgjidh më shumë probleme meriton të votohet më shumë. Ne kemi zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm në Goskovë. Kjo tregon që është investim që ja ka vlejtur dhe që është jetik. Ne trashëguam probleme jetike, le të themi bazike të pa zgjidhura. Kemi patur mundësinë të bëjmë investime të mëdha siç janë bërë në Korçë që sot është ndër qytetet më të kërkuar në Shqipëri.

Në 25 prill janë përballë problemi dhe zgjidhja. Partia Demokratike është vazhdimisht problemi dhe historia na i ka dhënë ne fatin që të vijmë pas tyre dhe të meremi me zgjidhjen. Për të arritur në këtë ditë ka patur edhe dhimbje për të gjithë ne, edhe reforma, por tani po na japin mundësinë që të marrim masa që janë në dobi të njerëzve.

Tani duam që në 25 prill mos të kthehemi më në këtë spirale. Ne skemi kohë për të humbur, ne duhet të vazhdojmë. Në mandatin e tretë të vazhdojmë ti shumfishojmë që të arrijmë më shpejt atë që duam.”, deklaroi Peleshi!

Në këtë takim drejtuesi politik i qarkut Korçë prezantoi edhe listën e Partisë Socialiste në këto zgjedhje, duke e cilësuar si një ndër listat më të mira që Partia Socialiste ka pasur ndonjëherë, kjo falë energjisë dhe strategjisë së hapjes që vetëm kjo parti jep.