Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë, ku edhe është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj.
Në një konferencë të përbashkët për mediat, Peleshi ka shprehur mbështetjen për Kosovës, ndërsa theksoi se Shqipëria do të jetë e pakursyer në të gjitha proceset integruese të Kosovës.
“Jemi të gëzuar sa herë që vijmë në Kosovën, është vendi i vëllezërve tanë, i shqiptarëve.
Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e pakursyer e të gjitha proceseve integruese të Kosovës.
Ne kemi përshkruar rrugën që Kosova synon, ne kemi ndarë eksperiencën drejt NATO-s”, tha ai.
