Ministri i Mbrojtjes, Niko Pelshi, ka shkruar në Facebook se është parandaluar katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, pas ndërhyrjes masive të trupave nga toka dhe ajri, duke neutralizuar rrezikun e jetës dhe banesave atje.

“Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër),Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë)”, shkruan Niko Peleshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re