Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur nga Korça për situatën e shkaktuar nga zjarret në vendin tonë. Peleshi pranoi se Shqipëria nuk i kishte kapacitetet e duhura ajrore për të vënë nën kontroll flakët.

Mes të tjerash, Peleshi ka kritikuar edhe kryebashkiakët, për të cilët tha se nuk po sensibilizoheshin për situatën e zjarreve dhe se duke neglizhuar vatra të mundshme zjarri.

“Vetëm kur e shokun tymin dhe zjarrin që merr përmasa të mëdha i bien telefonit dhe kërkojnë helikopterin”-tha Peleshi mes të tjerash.

Fjala e Plotë e Peleshit:

Kapacitetet tona të brendshme ajrore janë të limituara dhe nuk kam pse e fsheh. Sazani nuk u dogj, pati një zjarr i cili ishte serioz sepse Sazani ka një bimësi të egër dhe kjo e bënte të vështirë. Ky ishte edhe qëllimi i takimit te sotëm sepse nuk funksionon akoma siç duhet zinxhiri i reagimit, të parët që ata përballen duhet të jenë administratorët , bashkitë. Nuk e kam fjalën për kritika specifike, por ky zinxhir nuk funksionon siç duhet. Çdo bashki nuk reagon, e para neglizhojnë proceset, sensibilizimin shumë të rëndësishëm për identifikimin e hershëm edhe për eliminimin e një zjarri potencial dhe pastaj degradon situata. Vetëm kur e shokun tymin dhe zjarrin që merr përmasa të mëdha i bien telefonit dhe kërkojnë helikopterin.

Helikopterë edhe 5 edhe 10 dhe 20 të ketë Shqipëria nuk mund të hedhë ujin në çdo vatër zjarri. Është e rëndësishme që të reagojmë nga bashkitë dhe pastaj patjetër kur vjen çështja që bashkitë me kapacitetet e tyre nuk e përballojnë dot, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura bën koordinimin e të gjitha kapaciteteve në të gjitha institucionet përfshi dhe kapacitetet e forcave të armatosura dhe kur mundësitë tina shterojnë është mekanizmi europian i Mbrojtjes Civile i cili reagon dhe mbështet të gjitha vendet e bashkimit Europian por jo vetëm.

Mekanizmi i emergjencave na është përgjigjur shumë shpejt në rastin e Sazanit me një mjet Greqia që pati goxha efekt, por zjarret në fund i shuan ai ushtari që ndonjëherë e përqeshin, por që bën punë të pazëvendësueshme as nga avioni as nga helikopteri. Sot kam filluar një tur për takimet me kryetarët e bashkive, prefektët dhe strukturat e emergjencat civile për t’ju kujtuar detyrimet ligjore por edhe për tu angazhuar edhe nga ana jonë për një bashkëpunim të mirë. Funksionon në këtë mënyrë, agjencia kombëtare e mbrojtjes civile, nuk ka kapacitetet e veta, nuk ka mjetet e veta, por është institucioni që koordinon të gjitha për t’ju përgjigjur rasteve të emergjencave civile. Radha fillon që nga kryeplaku i fshatit dhe më pas të gjitha të tjerat. Ministria e Mbrojtjes ka ndarë këtë vit 10 mln dollarë për Emergjencat Civile për bashkitë jo kudo është përdorur si duhet dhe me zgjuarsi apo përgjegjshmërinë e duhur. Ne kemi kapacitetet tona të brendshme ajrore të cilat janë të limituara dhe nuk ka asgjë për tu fshehur, takati financiar i Shqipërisë nuk është të blerë avionë për shuarjen e zjarreve, ato kushtojnë 50 mln euro, nuk është puna që nuk i kemi 50 mln euro, por mjete të tilla kërkojnë dhe kapacitete mirëmbajtje, por mirëmbajtja kushton më tepër sesa helikopteri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re