Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur nga Korça lidhur me situatën në Rinas.

Sipas tij, pala shqiptare është gjithmonë pjesë integrale e aeroportit duke qenë prezente me forca të armatosura kryesisht ushtarake.

Ai ka bërë me dije se nuk janë kontrollorët e Ushtrisë ata që kanë marrë përsipër operacionet, kjo pasi nuk janë të licencuar.

Ndërkohë ai ka shtuar se po punohet për të sjellë kontrollorë që të vijojnë operacionet, të cilët do të trajnohen.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosua as nuk kanë marrë dhe as nuk do të marrin ndonjë rol më tepër se ajo që bëjnë rutinë në Aeroport, si pjesë integrale e tij, Policia Ushtarake, bën ruajtjen e tij.

Nuk janë kontrollorët Ushtarak ato që do të marrin operacionet , nuk jemi ne të licencuar për aviacion civil”, tha Peleshi.

Për sa i përket ushtrisë në Rinas, Peleshi ka thënë se aeroporti “Nënë Tereza” është një aset i veçantë dhe kur cenohet sigurua ndërhyhet. Sipas tij prezente momentalisht në Rinas është policia ushtarake.

“Bojkoti i punës nga kontrollorët , solli mosfunksionim dhe mbylljen e aeroportit. Ne jemi pjesë integrale me policinë ushtarake.

Është shtuar vigjilenca ku një aset i rëndësishëm cenohet, padyshim që do jemi më vigjilent. Jemi të vetëdijshëm për moslejimin e FA në një periudhë zgjedhore pa një urdhër të veçantë.

Por nuk jemi në ato kushte, thjesht në vijimin e punë me një vigjilencë të shtuar. Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, dje kam thirrur një mbledhje me Komitetin e Mbrojtjes Civile.

Është i vetmi kombëtar dhe porta e vetme e hyrjes ajrore. Ku vijnë vaksinat. Ka qindra shqiptarë që presin nëpër aeroportet e Europës. Pastaj Stërvitja Defender 2021. Padyshim që përgatitjet ka kohë që kanë filluar.”

“Ka vendosur që dakordoi të marr të gjitha hapat që të sigurojë kontrollorë vendas apo të huaj për të filluar operacionet. Procedurë e përshpejtuar. Gjë të cilën e legjitimon vendimi i mbrojtjes civile”tha Peleshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re