Reshjet e shiut kanë krijuar pellgje uji e balte në disa rrugë në zonën e Astirit.

Edhe pse prej kohësh është ngritur kjo problematikë, pas shqetësimeve të përsëritura të banorëve të zonës dhe ankesave që ata i kanë drejtuar Bashkisë së Tiranës, situata mbetet e njëjtë, madje drejt përkeqësimit.

Mëngjesi i sotëm i gjeti kështu disa rrugë të kësaj lagjeje të kryeqytetit, ku banorëve u duhet të kalojnë me çizme për të shkuar në punë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re