Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar për lidhje me krimin, ka vrarë një të moshuar dhe i mori 300 mijë metër tokë në Velipojë.

Ai u shpreh se Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, ndërtoi parajsën e tij të tërën mbi drogën.

“Pëllumb Gjoka dhe shumë investitorë strategjikë të Ramës janë si Pëllumb Gjoka marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë-300 mijë metër. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë tokë në Velipojë, vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Ramën. Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet, ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogë, kurse këtu të gjitha këto mrekulli të natyrës mbeten me investime të rralla”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re