Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se, situata e koronavirusit është e rëndë, pasi ai nuk e ka kapur ende pikën e tij më të madhe të përhapjes.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero tha se gjendja e të sëmurëve të shtruar deri më tani është e qëndrueshme por duhet pritur dita e 9-të për një informacion më të sigurtë.

“Situata është serioze, është heshtje e virusit që ne si mjek na tremb. Në fundin e javës së tretë shifrat rriten në mënyrë dramatike. Ne jemi në fillim të javës së dytë.

Qytetarët të jenë bashkëpunues. Nuk kemi asnjë shans të fitojmë këtë betejë pa bashkëpunimin e qytetarëve.

Të moshurave i them që nëse duan t’i gëzojnë nipër e mbesa se po erdhën në spital nuk kanë më shpresa. Ky virus ka shumë të panjohura.

Ndaj këtij virusi askush nuk është i imunizuar. Gjendja e të sëmurëve duket e qëndrueshme, por ne flasim pas ditës së 9-të. Atëherë ne flasim më me siguri.

Në mënyrë të mistershme nga dita e 6-të deri në të 9-ën ka një komplikacion të tyre,”- tha mjeku Pipero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re