Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është emocionuar sonte gjatë një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, teksa dhe sytë iu mbushen me lot.

Moderatori Arian Çani i vendosi videon që disa fëmijë ia kanë dedikuar mjekëve që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Kjo video e ka emocionuar shumë mjekun.

“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë mjeku i emocionuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re