Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi këtë të mërkurë nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se në seancën e sotme do të bëhet ndryshimet e nevojshme në projektbuxhetin e 2020.

 

Deputeti theksoi se për të rindërtuar ndërtesat e prishura nga tërmeti nga buxheti i shtetit është krijuar fondi prej 13 miliardë lekësh, por që sipas tij nuk do të preke pjesën e akorduar për pagat, ndihmën ekonomike, sociale dhe pensionet.

 

“Ajo që është e rëndësishme është që projektbuxheti do të kthehet në projektligj, i cili tregon të gjithë parametrat makroekonomik dhe borxhit publik. Ne jemi goditi nga një fatkeqësi natyrore dhe ne duhet ti dalim për zot një fatkeqësie të tillë dhe për këtë arsye në buxhetin e shtetit është parashikuar një fond 13 miliardë lekë, ndërsa 7 do të sigurohen nga donacionet. Ky fond do të preke deficitin buxhetor duke balancat, nuk do të preket pagesat e borxhit të jashtem, nuk preken pagat e administratës, nuk preken shpenzimet që kanë te bëjnë me ndihmën sociale, ekonomike dhe pensionet. Në 2020 nuk do te kete rritje pagash e pensionesh, por që do të diskutohet serish në varësi të rritjes ekonomike. Jo domsdosjmerisht fatkeqësia mund të perkthehet në rënie të turizmot por jemi akoma shpejt për të folur.”

 

Ndër të tjera këtë mëngjes në Vizion Plus, deputeti i PS-së në lidhje me largimin e Arben Malaj, ka theksuar se proceduara e ndjekur është e saktë dhe zgjedhja e tij për të shkuar në Strasburg është e kotë.

 

“Malaj ka qenë dhe pjesë e historisë së PS, ne ja kemi dhene mbështetjen politike duke e konsideruar specialist në fushën e tij, por  në momentet që ti nuk respekton politikat e qeverisë mandati mund të të hiqet. Vajtja ne Strasburg është e kotë pasi gjykata nuk merret me përmbajtjen por me procedurën dhe si procedurë është e rregullt.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re