Arsyeja e vizitës zyrtare të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan ishte për të bërë të qartë pozicionin e Amerikës në mbrojtje të demokracisë në ishull.

 

Pas takimit që pati me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-Uen, Pelosi në një fjalë të shkurtër para mediave, rikonfirmoi se vendi gëzon mbështetje dypartiake në Kongresin Amerikan dhe se nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.

 

 

NANCY PELOSI

DHOMA E PERFAQESUESVE TE SHBA

 

“Angazhimi i Amerikës për të ruajtur demokracinë, këtu në Tajvan dhe në mbarë botën, mbetet i hekurt. Sot bota përballet me zgjedhjen midis demokracisë dhe autokracisë. Kongresi është i angazhuar ndaj sigurisë së Tajvanit, në mënyrë që të vetëmbrohet.”

 

Presidentja e Tajvanit nga ana tjetër shprehu vendosmërinë për të mos u dorëzuara, përballë kërcënimeve ushtarake të shtuara nga ana e Kinës.

 

 

Por vizita e Pelosit nxiti zemëratë në Kinë. Pekini zyrtar nisi hakmarrjen e tij ekonomike, duke njoftuar një sërë sanksionesh ndaj importeve dhe bizneseve të Tajvanit.

 

 

Kjo pason reagimin ushtarak të Kinës, kur deklaroi se do të zhvillonte katër ditë stërvitje ushtarake të drejtpërdrejta në detet rreth Tajvanit, ndërsa ministri i Jashtëm kinez paralajmëroi politikanët amerikanë për një fund jo të mirë, nëse do të luajnë me zjarrin.

 

 

Ashpër për vizitën e Nancy Pelosit në Tajvan reagoi edhe Rusia, e cila përmes ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, e konsideroi këtë si një shfaqje të Shteteve të Bashkuara, për të krijuar përshtypjen se mund të bëjë çfarë të dojë dhe të kalojë pa u ndëshkuar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re