Në mbrëmje duke naviguar në internet apo duke parë një film kuptojmë se kemi ngrënë gjëra për të cilat më vonë pendohemi. Shumë studime flasin për reduktimin e darkës në një frut apo një gotë kos. Por si mund të mësohemi me një ritual të tillë?
“Filloni duke ngrënë mëngjes, qoftë edhe diçka të vogël. Në qoftë se trupi juaj merr kalori në orët e para të mëngjesit atëherë në darkë do jeni në gjendje ta kontrolloni oreksin tuaj”, – thotë Milton Stokes, zëdhënësi i Shoqatës Amerikane të Dietës. Stokes rekomandon se në vend të lëngjeve me sheqer mund të pini ujë ose një filxhan çaj. Kokoshkat mund t’i zëvendësoni me karrota të pagatuara.
Në shumicën e rasteve ngrënia e pakontrolluar në darkë vjen si rrjedhojë e ankthit apo stresit. Përpiquni të ushtroheni fizikisht për të larguar stresin dhe energjitë negative të ditës. Një tjetër alternativë është të pini dy gota ujë, pas tyre nuk do ju hahet edhe aq shumë. /F/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re