Pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Evropë është e krijuar nga monedha të arit, vlera e kësaj peme është 2.3 milionë euro, kjo u shfaq në Mynih të Gjermanisë.

Pema është krijuar nga kompania gjermane, Pro Aurum, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar.

Sipas kompanisë, pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon.

Kjo pemë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt.

Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re