Subscribe

 Për festën e 7 Marsit gjimanzistët e Ismail Qemalit dhe Asim Vokshit, zgjodhën që ti falendëronin ndryshe mësuesit për përkushtimin e treguar ndaj tyre.

Bashkë me kryetarin e bashkisë ata mbollën pemë ne parkun e Liqenit artificial.

 

ERION VELIAJ

“Fakti që ka qenë një nga shkollat model me mësimet, me notat, me sportin, me aktivitete kulturore, me “Tirana Art Fest” dhe me mbjelljet e pemëve, do të thotë se realisht po funksionojmë si një komunitet, ‘një për të gjithë e të gjithë për një’. Kur ishte rasti i bashkisë që “Ismail Qemali” të ishte një shkollë model, e bëmë punën  tonë duke e rikonstruktuar plotësisht, por tani që bashkia ka nevojë për pemë, po na përgjigjet gjithë komuniteti i “Ismail Qemalit”, mësues, nxënës, prindër. Sot ju jam shumë mirënjohës”

 

 

 

Ndërkohë Erjon Veliaj u shpreh se kjo do të kthehet një traditë që jo vetëm mësuesev por edhe nënëave ti shprehet mirënjohja në këtë mënyrë.

 

 

ERION VELIAJ

“Një festim i 7 Marsit ndryshe: me lule që ndoshta zgjasin 24 orë apo pemë që zgjasin 24 apo 48 vite? Jam shumë i lumtur që jo vetëm “Ismail Qemali”, por shumë shkolla në Tiranë na janë bashkuar në fushatën e mbjelljes së pemëve. Hera e parë që 7-8 marsin ia kushtojmë me një pemë mësuesve dhe nënave tona dhe besoj që do kemi filluar një traditë që do ta mbajmë çdo vit”

 

Kryetari i bashkise theksoi se pervec shprehjes se mirenjohjes per mesuesit e nenat duke mbjelle peme, nisma i sherben edhe shtimit te gjelberimit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re