Skip to content

Pence: SHBA do të anullojë vizat për 77 zyrtarë venezuelasë

pence epa 9

Shtetet e Bashkuara do të anulojnë vizat për zyrtarët e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro ose të afërmit e tyre, njoftoi nënpresidenti i SHBA, Mike Pence.

Të dielën e kaluar, Uashingtoni hoqi vizat për 49 individë të lidhur me Maduron dhe AP thotë se vendimi për shfuqizimin e të tjera vizave është pjesë e një përpjekjeje për të rritur presionin që ai të tërhiqet nga pushteti.

Pence tha në samitin e Koalicionit të Shteteve Latine në Uashington se “ishte koha për të liruar Venezuelën nga Kuba”, njoftoi AP.

Departamenti i Shtetit njoftoi javën e kaluar se kufizimet mbi vizat u prezantuan për “individë përgjegjës për rrezikimin e demokracisë në Venezuelë” dhe se politika të tilla do të zbatoheshin për “shumë zyrtarë të lidhur me Maduron dhe familjet e tyre”.