Duke folur për ambasadorët e BE-së në Shkup, Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski përsëriti se ai pret që vendi i tij të fillojë negociatat e pranimit gjatë Presidencës kroate.

Në një tryezë të rrumbullakët të quajtur “Rruga për në BE dhe NATO: Perspektivat dhe Sfidat” e organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve, Pendarovski gjithashtu tha se ai pret që një metodologji e re për pranimin të miratohet në Këshillin Evropian në muajin mars

Sipas tij, efektet e vendimit për hapjen e negociatave do të kenë një ndikim pozitiv në proceset politike, axhendën e reformës, rezultatet që duhet të dorëzohen, si dhe në optimizmin social në përgjithësi.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për vendin tonë kur do të merret ai vendim”, tha Pendarovski dhe shprehu mirënjohjen përmes ambasadorëve të vendeve të BE-së që zgjerimi mbeti në axhendën e Unionit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha më herët se do të inkurajonte fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në BE në samitin e Mynihut në mars,.

“Mbi të gjitha, ne duam të arrijmë një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian në mars për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë, si dhe me Maqedoninë Veriore”, tha Merkel në një takim me kryeministrin Rama.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re