Skip to content

Pendarovski nënshkruan dekretin e NATO-s: më në fund pas 30 vitesh!

w 55847833

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski nënshkroi një dekret që shpalli ratifikimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke e bërë vendin një anëtar zyrtar të NATO-s.

“Ne e kemi pritur këtë për gati 30 vjet”, tha ai pas nënshkrimit të dekretit.

Ky akt erdhi pasi Traktati i Atlantikut të Veriut u ratifikua në parlament të martën me 114 vota pro dhe asnjë kundër.

Tani pritet vetëm miratimi i Protokollit nga parlamenti spanjoll që Maqedonia Veriore do të bëhet zyrtarisht anëtari i 30-të i Aleancës.

Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 prill, u vendos që të ratifikohet Protokolli i pranimit në NATO më herët, pra para ratifikimit në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, në mënyrë që Maqedonia Veriore të mos vonojë hyrjen në NATO për shkak të procesit zgjedhor.