Skip to content

Pendarovski: të kërcënuar nga fake news-e përpara hyrjes në NATO

pendarovski

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se vendi i tij mund të jetë shënjestër e një fushate të propagandës politike dhe lajmeve të rreme përpara hyrjes në NATO.

“Unë besoj se në prag të anëtarësimit në NATO në muajt e ardhshëm, ne mund të jemi subjekt i një fushate të propagandës politike dhe lajmeve të rreme, siç na ndodhi gjatë fushatës politike vitin e kaluar përpara referendumit për ndryshimin e emrit”, tha ai.

“NATO është perceptuar si një garantues i sigurisë, kështu që njerëzit besojnë se nëse ne jemi pjesë e kësaj organizate, nuk do të sulmohemi”, theksoi Pendarovski, duke e vlerësuar anëtarësimin edhe si një mundësi të madhe ekonomike prej ardhjes së investitorëve të huaj.

Ratifikimi i protokollit të pranimit për pranimin e Maqedonisë Veriore në NATO ende nuk është përfunduar nga Spanja, e cila e ka vonuar atë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pas kësaj, ratifikimi mbetet në Kuvendin e Maqedonisë.