Skip to content

Pendarovski viziton Prishtinën, Presidenti i Maqedonisë së Veriut takohet me Osmanin dhe Kurtin

422345385 952258266265084 3785921920143975866 n

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në një takim punë homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidentët rikonfirmuan përkushtimin për vazhdimin e  marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

“Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, është shprehur presidentja.

Çështjet e sigurisë në rajon dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkomëbtare ishin gjithashtu në fokus të diskutimeve.

Presidenti i Maqedonisë Së Veriut u prit në takim edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti./