Më në fund, një zë nga opozita e ka quajtur të gabuar djegien e mandateve, duke kërkuar deri falje, jo ndaj opinionit publik por ndaj Metës si president, që nuk e kishin dëgjuar.

Ky është Luan Rama, një ish-nanoist në PS-së, sot nr.2 i LSI-së, i cili, me ndjesën e tij, ka përcjellë dhe konfirmimin e asaj që pretendon Meta, se ai u ka kërkuar krerëve opozitarë, një prej tyre gruaja e tij, që mos e braktisin parlamentin me djegie mandatesh.

“Kërkoj ndjesë që nuk e dëgjuam presidentin që na tha: ‘Mos ikni nga parlamenti!’

Ne gabuam që nuk e dëgjuam kur tha se opozita është institucion në demokraci dhe nuk braktistet institucioni. Kërkoj ndjesë në emër të LSI, unë jam nëkryetar i LSI”, tha Rama në Opinion, duke përngjasuar kështu me atë personazhin te “Njeriu me top”, i cili tha në përlotjeje pendese: “S’të dëgjova gjyshi i madh!”.

Por, sipas një versioni tjetër, asaj që pas djegies së mandateve qëndronte pikërisht një skenar i gatuar nga Meta-Berisha, me qëllim kolapsimin e qeverisë deri në rrëzimin e saj, e bën teatral ndjesën e Luan Ramës, një politikan që kurrë nuk ka spikatur në karrierën e tij në ndonjë detaj apo drejtim të caktuar.

Kujtojmë që djegia e mandatave u pasua nga protesta kaotike, aq sa mbërriti paralajmërimi amerikan për përfshirjen e PD dhe LSI në “organizata të dhunshme”. Më pas erdhi bojkoti i zgjedhjeve lokale, të cilat u shoqëruan me djegie qendrash votimi, ku u desh sërish ndërhyrja e huaj për stabilizimin e situatës.

Zgjedhjet u shtynë me nëj akt të paprecedent anullimi dekreti nga ana e Metës, të cilin s’e njohu as mazhoranca e as ndërkombëtarët. Nën ndikimin e fortë të këtyre të fundit, zgjedhjet u zhvilluan. Shtyrja nga Meta e tyre u injorua plotësisht, e më pas, nga ky i fundit nisi të shpalosej pretendimi se ai u kishte dhënë PD-së dhe LSI-së që të mos i digjnin mandatet.

Në fakt, në orët para ose pas aktit të djegies, nga ana e kreut të shtetit nuk ka ekzistuar publikisht një thirrje e tillë. /tesheshi/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re