Kina ka njoftuar se çdo çift në atë vend do të lejohet të ketë deri në tre fëmijë, pasi të dhënat e fundit treguan një rënie dramatike të numrit të lindjeve në vendin më të populluar në botë.

Në vitin 2016, Kina shfuqizoi dispozitën e saj dekada të vjetër që çiftet lejoheshin të kishin vetëm një fëmijë dhe vendosi që të mund të kishin dy.

Sipas Xinhua, ndryshimi u miratua nga Presidenti Xi Jinping në një takim në Byronë Politike.

Vendimi erdhi pasi regjistrimi tregoi se popullsia e Kinës po rritet me ritmin më të ngadaltë në dekada.

Regjistrimi kinez, i botuar në fillim të këtij muaji, tregoi se rreth 12 milion foshnje kanë lindur vitin e kaluar – një rënie e konsiderueshme nga 18 milion në 2016 dhe numri më i ulët i lindjeve të regjistruara që nga vitet 1960.

Kostoja e rritjes së fëmijëve në qytetet kineze është e lartë dhe shumë qytetarë kanë vendosur të qëndrojnë në një fëmijë, shkruan BBC.

Në vitin 2020, lindshmëria ishte 1.3, ose gratë kineze kishin një mesatare prej 1.3 fëmijëve gjatë periudhës pjellore – një shifër e ngjashme me atë të shoqërive të plakjes si Japonia dhe Italia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re