Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, bëri thirrje për unitetin e rajonin e Gjirit, në fillim të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku fillimisht do të jetë në Kuvajt City, ku do të mbahet seanca e tretë e dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kuvajtit.

Pompeo do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin për mbrojtjen, sigurinë kibernetike dhe çështjet tregtare gjatë qëndrimit të tij në Kuvajt, tha zëdhënësi i tij, Robert Palladino.

Mediat raportojnë se diplomati i lartë amerikan do të përqëndrohet në  “gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Këshillin e Gjirit për Bashkëpunim (GÇ)”, ndaj dhe vizita Pompeos në Kuvajt konsiderohet si më “më e vështira e udhëtimit të tij.”

Në qershor të vitit 2017, Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, i imponuan Katarit një bllokadë nga toka, detia dhe ajri, duke e akuzuar Dohan se mbështet terroristët. Por Katari kategorikisht i mohon të gjitha akuzat e kësaj katërsheje.

“Fakti që këto shtete nuk ndajnë pikëpamje të njëjta, po bllokojnë çdo plan apo politikë që Shtetet e Bashkuara duan të investojnë në rajon”, u tha nga një komentator mediatik.

Presidenti Donald Trump fillimisht mbështeti bllokadën e Katarit, por “që atëherë ka ndryshuar qëndrimin”, shtoi ai.

Kuvajti është lider në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sheik Sabah Khaled al-Sabah, tha se propozimi i shumëpritur i paqes nga SHBA duhet të jetë një faktor vendimtar në diskutimet rajonale të të gjitha palëve.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re