Teksa po zhvillon një takim elektoral në Memaliaj, Edi Rama foli edhe për grevën e ndërmarrë dhe bllokimin e aeroporitit të Rinasit.

Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktiviteti i aeroportit nga një grup i nxitur drejtpërdrejt nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po përdorin  një gur me emrin Leshko.

Kupton edhe një herë se si Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në këtë përpjekje për të rrëzuar Qeverinë tonë, duke rrezikuar shtetin. Kanë bllokuar edhe vaksinimin. Por nuk do t’ia arrijnë. Kanë gjetur Qeverinë dhe Kryeministrin e gabuar. Unë shpresoj shumë dhe u bëj thirrje punonjësve që të kthehen në detyrë një orë e më parë.

Paga është ulur si rezultat i pandemisë që ka goditur kudo dhe ka goditur më së shumti sektorin e transportit. Aktualisht e kanë mbi 2400 dollarë dhe nuk pranojnë të punojnë me këtë rrogë.

I kanë bërë llogaritë gabim por plani i tyre për të mbyllur aeroportin mundësisht deri në zgjedhje dhe plani për goditjen e sigurisë kombëtare do të dështojë.  Bllokimi i aeroportit bllokon ardhjen e vaksinave, bllokon lëvizjen e qytetarëve.

Këta të gjithë janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen po njësoj në emër të asaj politike ogurzezë për Shqipërinë, ekonominë e këtij vendi, të ardhmen e këtij vendit”, tha Rama.

Ai ceku në fjalën e tij edhe një çështje për të cilën nuk ka pasur një qëndrim së fundmi, gjyqin me Becchettin. Rama tha se ai nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve.

“Ai marifetçi bashkë me Ilir dhe Saliun do të marrin atë që nuk thuhet, atë që ngelet dhe nuk hahet. Ai marfetçiu i paskrupullt  kërkohet nga drejtësia e shqiptarëve dhe nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve”, tha Kryeministri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re