Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi prere se kryetarët e bashkive të opozitës që do të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit do të jenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk do të kenë më mundësi të rikandidojnë.

I ftuar mbrëmë në studion e emisionit “Java” në Tvsh, Balla i sugjeroi miqësisht atyre që të mos bëhen mish për top në këtë situatë, pasi pengimi i zgjedhjeve është vepër e rëndë penale, e cila të pamundëson të rikandidosh për 10 apo 15 vite sa është parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit.

“Miqësisht i njoh disa nga kryetarët e bashkive të opozitës. Për ata të LSI-së kam bërë fushatë zgjedhore. Mar rastin e Altin Toskës në Cërrik që është kryetar aktual i bashkisë. Miqësisht do ti sugjeroja të mos bëhet mish për top në këtë situatë.

Kujtoj që pengimi i zgjedhjeve është vepër e rëndë penale, është dhe vepër e cila të pamundëson më pas të rikandidosh për 10 apo 15 vite sa është parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit.

Pra kujdo kryetari bashkie, i cili ka vendosur ti përkushtohet politikës, qoftë asaj vendore apo qoftë asaj të përgjithshme do tja sugjeroja miqësisht mos bëhet mish për top, sepse do të bëhet subjekt i Dekriminalizimit”– tha Balla. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re