Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në janar të vitit 2020. Në pranga ka përfunduar 29-vjeçari Aldo Majnishta që ishte në kërkim prej vitit të kaluar. Në momentin e ndalimit, ai ka paraqitur dokumentet e një personi tjetër, por pas kryerjes verifikimeve ka rezultuar se bëhej fjalë për 29-vjeçarin Aldo Majnishta.

Gjykata e Posaçme në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për disa akuza duke nisur nga ajo e “Rrëmbimit ose mbajtja peng e personit” “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “ Armë mbajtje pa leje” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Nga hetimet ka rezultuar se rrëmbimi i Prengës është porositur nga Dritan Rexhepi e Gentian Doçi pasi vëllai i viktimës, Astrit Prega iu ka vjedhur një sasi kokainë në Angli. Rrëmbimi është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti t’iu kthente një sasi prej 283 kg kokainë. Prokuroria e posaçme konsideron si organizator të rrëmbimit, shtetasit Martin Bleta, Korado Kështeja e Aldo Majnishta, dhe personat që kanë marrë në Kamzë viktimën në datën 17 janar 2020, janë Artan Doçaj, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Trupi i Jan Prengës nuk është gjetur ende. Për këtë ngjarje është dënuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtarin e Golden Resort ku u mbajt trupi I Prengës dhe me 3 vite heqje lirie Olsi Turjan. Procesi vijon në mungesë për personat e tjerë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re