Policia e Elbasanit ka zbardhur pengmarrjen që u shënua gjatë mbrëmjes së të mërkurës pas një përplasje midis dy grupesh të rinjsh.

 

Policia sqaron se ka arrestuar katër personat që pas konfliktit mbajtën pa dëshirë një shtetas.

 

ElbasanI hoqën lirinë një shtetasi, duke e mbajtur për disa minuta në automjet, Policia identifikon dhe vë në pranga 4 autorët.Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:20, salla operative e DVP Elbasan ka marrë njoftim për një konflikt mes disa adoleshentëve, në afërsi të pallatit të sportit. Sipas njoftimit disa nga personat e përfshirë në konflikt kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një person tjetër të përshirë në konflikt.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt.Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:D. B., 20 vjeç, F. G., 19 vjeç, B. Q. 22 vjeç dhe E. G., 20 vjeç, banues në Elbasan.Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re