Opozita nuk ka lejuar Presidentin e Republikës Bajram Begaj që tu drejtohet me një mesazh qytetarëve të Shqipërisë nga foltorja e Kuvendit.

Pas mbylljes së seancës Gazment Bardhi theksoi se Presidneti Begaj ishte në Kuvend sot si provokator, dhe nuk kishte aspak për qëllim tu jepte mesazh qytetarëve.

Sipas tij Begaj sot u përdor nga Rama, pasi ai dinte fare mirë që prej 3 muajsh Kuvendi nuk funksionon më normalisht, pasi opozitës po ju mohohen të drejtat.

“Edi Ramës i jepet pushteti në tavolinë, nuk ka sistem proporcional. Ripërsëritja e një skenari që opozitarët e kanë parë në vitin 2020.

Sa i takon seancës së sotme, u njohëm përmes medias që Presidenti do jepte një mesazh. Zyrtarisht Presidenti është njoftuar se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon normalisht për shkak të mohimit të të drejtave tona.

Presidenti nuk është zgjedhur tani, ai nuk ka ardhur në disa sesione parlamentare për t’iu drejtuar Kuvendit. Ky ishte një provokim i ulët i presidentit të Republikës. I bëj thirrje të heqë dorë si i njëanshëm dhe vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun e Kreut të Shtetit. Nëse zoti Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re