Një gjykatë federale hodhi poshtë një padi të ngritur nga ekipi i Presidentit Donald Trump duke kërkuar të përmbysë miliona vota të marra me postë në zgjedhjet presidenciale të Pensilvanisë.

Vendimi i gjyqtarit Matthew Brann është goditja e fundit në përpjekjet e Trump për të sfiduar zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat ai humbi ndaj kandidatit demokrat Joe Biden.

Brann e përshkroi çështjen si “argumente të tendosura pa arsye dhe akuza spekulative”.

Sigurisht, ekipi ligjor i Donald Trump njoftoi një apel urgjent.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re