Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë pensione më të vogla se 200 euro, ndërsa për të siguruarit do të jetë mesatarisht 400 euro.
Nga Gjirokastra, Rama deklaroi se për pensionistët qeveria ka shpërndarë 165 milionë euro, përfshirë këtu dy bonuset atë të dimrit dhe atë të pranverës.
Kreu i qeverisë ironizoi programin e opozitës, duke thënë se “ato që ju pramtojnë ata janë rruga drejt humnerës”.
Rama: Ne kemi ndarë 165 mln euro vetëm për pensionistët. Nuk janë pak për pensionistët. Do vazhdojmë ta bëjmë këtë punë në bazë të rritjes ekonomike. Por kemi përcaktuar edhe dy piketa të tjera.
Ne po bëjmë gjënë e duhur për të pasur një skemë të qëndrueshme. Edhe rritja e kontributeve ka ardhur në mënyrë të qëndrueshme, kemi shtuar 300 mijë kontributorë të tjerë që të arrijmë të kemi një pension minimal 200 euro. Pra ke punuar ske punuar, pensioni do jetë 200 euro dhe për të siguruarit pensioni mesatar të jetë 400 euro.
Po ju them që kjo ne kemi përcaktuar si objektiv, ky objektiv është ambicioz, nuk është i lehtë, por ne do bëjmë çmos që të arrijmë. Të tjerat që ju thonë janë rruga drejt humnerës, ose sepse nuk e kanë problem rrugën drejt humnerës, ju e dini kush nuk e ka problem rrugën drejt humnerës, prandaj ja keni vënë kufirin atij larg…ose pastaj nuk dinë ca flasin dhe hajde të hajë kush ta hajë, dhe pastaj të marrim ndonjë votë të shkojmë në parlament.