Skip to content

“Pensionet 500 deri në 1000 euro”/ Rama ironizon premtimet e opozitës: Shesin qilima fluturues

rama6 sd

“Tani ata që vuajnë këtë pasojë dhe që janë viktima të gjalla të politikës qorre”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kryeministri me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, për të vlerësuar kontributet e tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit.

Gjatë fjalës së tij Rama ironizoi opozitën, e cila u ka premtuar atyre pensione nga 500 deri në 1 mijë euro, duke thënë se këto prmetime janë të pa baza.

“Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Tani ata që vuajnë këtë pasojë dhe që janë viktima të gjalla të politikës qorre, të atyre që sot e gjithë ditën thonë se do i bëjnë pensionet 500, 1000 euro, shesin qilima fluturues si qilimat e Sudes dhe të Rrapushit dhe këtu është dallimi se në fund të ditës pensionistët që nga 2014 dhe sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara janë trajtuar si të njerkës”, tha Rama.