Kryeministri Edi Rama është justifikuar sot për pensionin e ulët që marrin të moshuarit. Nga Pogradeci, ku Rama foli në Asamblenë e Zgjeruar të PS, u shpreh se numri i pensionistëve është shumë më i lartë se ai i punonjësve të shtetit.

Shkurt, Rama tha se “kaq mundësi kemi” për pensionistët.

Sipas tij, të rinjtë nuk duhet të ankohen dhe të thonë se gjyshi apo babai e ka pensionin e ulët, pasi ata nuk ka paguar kontribute.

“Unë e di shumë mirë që për pensionistët nuk do mjaftojë dot asnjëherë ajo që ne bëjmë në raport me ata që bëjnë. Por në mënyrë transparente këto janë mundësitë dhe këto janë shifrat. Kemi një numër të lartë pensionistësh krahasimisht me numrin e punonjësve të shtetit dhe për këtë arsye edhe rritja e pensioneve është me e ngadalte.

Duke pasur parasysh që nëse ka një gropë që ne nuk e kemi mbyllur ende është gropa e krijuar nga mungesa e kontributeve shoqërore. Se kollaj është sot të thuash se gjyshi apo babai ka një pension të ulët, por duhet të pyesësh veten që unë kam paguar kontribute që gjyshi apo babai të ketë një pension të mirë? Përgjigjja është jo”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re