Petrit Vasili thotë se pensioni mesatar në Shqipëri është 50% më i ulët se në vendet e rajonit. Me anë të një postimi në Facebook, ai krahason shifrat dhe thotë se pensionistët në vendin tonë përballen çdo rast me çmime të rritura, ndërsa qeveria bën propagandë.

Deputeti i PL-së, ngre shqetësimin se “pensionistët detyrohen të ushqehen më keq se çdo shtresë tjetër e popullsisë sepse çmimet e rritura, taksat e larta nuk u lejojnë një ushqim as te cilësisë mesatare dhe kjo është një drame e tmerrshme”.

Sipas Vasilit, korrupsioni i qeverisë me koncesionet dhe tenderat, “gllabërojnë miliarda euro”.

“Pandëshkueshmëria prej Drejtësisë se përgjegjësve kryesore te korrupsionit ne krye te qeverise po shton mjerimin e pensionisteve dhe njerëzve te thjeshte ne përgjithësi”, shkruan Vasili.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re