Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vizituar në Sukth të Durrësit, Xha Ramazanin, i cili sipas kreut të PL, ashtu si mijëra pensionistë në mbarë vendin mezi shtyn muajin.

Meta tha se në  Konventën Kombëtare të PL që do të mbahet me 27 prill, 800 delegatë dhe rreth 2 mijë të ftuar do të vendosin mes të tjerash edhe për këtë kategori.

Ai thekson se më 27 prill, zëri i pensionistëve do të dëgjohet si kurrë më parë.

Postimi i plotë:

Sot në shtëpinë e Xha Ramazanit, në Sukth të Durrësit, ku mikpritja tradicionale shqiptare më bëri të ndihem si në shtëpinë time.

Si qindra mijëra pensionistë në mbarë vendin edhe Xha Ramazani mezi e shtyn muajin me pensionin mizerabël, që nuk i del as ushqime dhe jo më për të blerë edhe ilaçet.

Ndaj 800 delegatët dhe 2000 të ftuarit e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë të 27 Prillit do të marrin vendime historike për mirëqënien e 600 mijë pensionistëve.

Pesë prioritete madhore për 4 milion shqiptarë plus!

Zëri i pensionistëve do të dëgjohet si kurrë më parë më 27 Prill!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re