Kryeministri Edi Rama gjatë një video-konference me gazetarët ditën e sotme, ka folur për herë të parë rreth pensionit të qeverisë të akorduar për familjen Rasha. Rama u shpreh se ky akt është në shenjë solidariteti me familjen e dëmtuar dhe dëshmon moton e qeverisjes së tij: “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.

Për sa i përket termit të përdorur në vendimin e qeverisë për akordimin e pensionit si vrasje aksidentale, Rama theksoi se kemi të bëjmë me një term juridik teknik që vlerëson se vrasja nuk erdhi si pasojë e një operacioni policor për arrestimin e dikujt por ndodhi aksidentalisht.

“Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve, për shkak ose të qëllimit të keq ose të padijes. Nuk është akt normativ, është një vendim qeverie. Pikërisht se qeveria nuk është gjykatë është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik teknik, për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore, personi që humbi jetën nuk ka qënë objekt i një aksioni policor, por ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi ka vdekur si pasojë e një plumbi të ardhur nga qielli. Humbja e jetës së tij nuk ka ardhur si pasojë e një operacioni dhe dhënien e komandës nga një zinxhir komandues. Ai pension është shprehje e solidaritteti me familjen dhe shprehjes së motivit si ne e konceptojmë këtë detyrë dhe nuk themi kot që ti nuk do të jesh kurrë vetëm.

Po të ishte aksident dhe të merrte një plumb aksidental gjatë një operacioni policor nuk do t’i jepej pension”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re