Këtë fundjavë të moshuarit në qytete të ndryshme të vendit kanë mbushur rrugët për të shfrytëzuar kohën e caktuar për të dalë.

Pensionistët në Shkodër përmes batutave kërkojnë një orar më të zgjeruar.

“Pa dalë nga shtëpia të mbaron orari. Të jetë të paktën në 11 -12 orari. E kaloj ditën duke luajtur me letra në shtëpi duke ja bërë me hile gruas”.

“Në dy muaj është e katërta herë që dal”.

Disa nga ta nuk ka mjete mbrojtëse dhe nuk kanë ruajtur distancën. Edhe në Vlorë pensionistët kërkojnë të qëndrojnë më shumë jashtë.

“Sikur ta lëshojë pak më shumë. Se duam të dalim”.

“Ndenjëm dy muaj brenda u bllokuam fare”

“Jam gati të iki. Kam afat. Vlora në këtë popullsi të madhe nuk ka shumë dëme. Vlora është kampion”

“Na ka dhënë liridaljen komandanti”

“Mbetëm brenda u çmendëm”

Siç duket nga pamjet të moshuarit në Vlorë nuk kanë respektuar distancën dhe pak prej tyre kanë vendosur maska./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re