Faxnews ka pyetur disa qytetarë në lidhje me bonusin prej 30 mijë lekësh të dhënë nga qeveria si mbështetje për krizën ekonomike në vend.

Ata janë shprehur se edhe pse kanë një pension nën 140 mijë lekë, nuk e kanë marrë edne bonusin ndërsa ndodhen në vështirësi financiare.

Ndër të tjera për mikrofonin e Faxnews kanë treguar se kanë marrë borxh, madje edhe për të blerë ilaçet.

Pensionisti: Nuk të takon ta marrësh, bëhen edhe dallavere, nuk na i japin ne që jemi hallexhinj. Marr vetëm 180 mijë lekë.

Kam kërkuar gjithandej. 3 muaj ka thënë Edi Rama.

Janë ngritur të gjitha, edhe gazi, ushqimet.Nuk i përballoj dot, jam i sëmurë kronik. 4 veta jemi në familje. Vetëm gruaja punon. Jemi shumë në vështirësi.

Detyrohem që të le ilacet që të ha bukë. Edi Rama tallet me ne.

Kosto e medikamenteve shkon shume. Marrim borxh edhe për ilacet. Kam problemin e shtëpisë dhe më thonë ato të hipotesës hajde sot ose nesër. Më kërkuan 6 mijë euro për legalizimin e banesës. Unë një pjesë të banesës e kam me leje që nga koha e Enverit. Një kile domate 3 mijë a 4 mijë leke të vjetra.

Ne nuk hamë mish dot, një herë në 6 muaj.

Qeveria të mendojë për popullin, të vendos dorën në zemër.  Nuk më takon më thanë. 130 mijë lekë i prish njeri për 5 minuta.

Jo nuk e votojmë por ky është duke bërë për veten.

Pensionisti: Kryeministri merret me gazetarët, ai që drejton qeveri ai kriminel. Ai do plumbin në ballë. Na mori në qafë. Po vdesim për bukë. Jam me qera, jam i detyruar të marrë borxh.

Nuk kemi të ardhura të tjera. Përibret jemi. Ky që shkon merret me moshën tonë. A është kryeministër ky. Mos e zëntë viti i ri.

Pensionisti: 120 mijë lekë marrë. Nuk më dalin. Jemi të sëmurë. Nuk janë marrë masat.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re