Pentagoni ka njoftuar se elementet e PYD/YPG-së në verilindje të Sirisë do të mbesin pa mbështetje të SHBA-ve nëse nisen drejt Afrinit.
Në pyetje e gazetarit të AA-së mbi atë sesi janë paraqitur pohimet se kolona të PYD/PKK nga Qamishli janë nisur në aksion për t’ju dhënë mbështetje PYD/YPG-së në Afrin, Adrian Rankine Galloëay, zëdhënësi i Pentagonit, deklaroi se raporti i SHBA-ve ndaj SDG-së, formacion paraushtarak i PYD/PKK-së, nuk është në formë të komandës dhe kontrollit.
“Ne forcave, që zhvillojnë opercione kundër DEASH-it, u ofrojmë trajnime dhe mbështetje dhe u japim këshilla. Nuk u japim kurrfarë urdhërash forcave në terren. Raporti ynë ndaj tyre nuk është i tillë. Megjithatë, nëse bëjnë ndonjë operacion ushtarak që nuk drejtohet kundër DEASH-it, do të humbin mbështetjen e koalicionit”, tha Galloway.
“Supozojmë se njësia e YPG në verilindje të Sirisë thotë se nuk do të luftojë më kundër ISIS-it dhe shkojnë për të mbështetur vëllezërit në Afrin, atëherë ajo do të mbetet e vetmuar. Atëherë më nuk mund të jenë partnerët tanë”, tha Galloway.
Ai shtoi se kjo nuk vlen vetëm në rajonin ku gjendet YPG por edhe në rajonet tjera në Siri.
Ai theksoi se SHBA-të u kanë dërguar armë partnerëve në Siri për të përdorur vetëm në kuadër të luftës kundër ISIS-it, duke theksuar se Washingtoni do të ndërmarrë masa nëse armët në fjalë përdoren për qëllime tjera.
“Në rast se vërtetojmë se pajisjet përdoren jashtë luftës kundër ISIS-it, ne do të marrim masa adekuate, duke përfshirë pezullimin e asistencës”, tha zëdhënësi i Pentagonit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re