Home BOTA Pentagon: Turqia është aleati ynë i afërt në NATO

Pentagon: Turqia është aleati ynë i afërt në NATO

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

“Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Turqia është një partner i fuqishëm koalicioni dhe aleat i afërt i yni në NATO”, tha Manning në konferencën për media.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Robert Manning, duke komentuar ngjarjet e fundit në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turqisë, tha se Turqia është aleat i afërt në kuadër të NATO-s, shkruan aa. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Turqia është një partner i fuqishëm koalicioni dhe aleat i afërt i yni në NATO. Konfirmoj se ngjarjet e fundit nuk ndikojnë në operacionet dhe personelin tonë të mëtejshëm”, tha Manning në konferencën për media.
Ai theksoi se ngjarjet e fundit nuk kanë ndikuar në aktivitetet e ushtrisë amerikane në rajonin e Turqisë.
“Strukturat e forcave ajrore turke në bazën Incirlik vazhdojnë edhe më tej të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të NATO-s dhe koalicionit ndërkombëtar. Operacionet tona kundër DEASH-it, që kryhen nga Incirlik dhe bazat tjera në Turqi, vazhdojnë të kryhen me mbështetje të plotë dhe bashkëpunim të afërt të aleatit tonë, Turqisë”, tha Manning.
Autoritetet amerikane të shtunën njoftuan se heqin dorë me dhënien e vizave në zyrat diplomatike-konsullore në Turqi dhe kjo është një masë e rishqyrtimit të marrëdhënieve të Turqisë ndaj çështjeve të zyrave diplomatike dhe personelit. Turqia iu kundërpërgjigj me masën e njëjtë dhe pezulloi dhënien e vizave në përfaqësitë diplomatike në SHBA.//

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë