Skip to content

Pentagoni hap një faqe me foto dhe informacione mbi UFO-t

062453198 97d5b69d 483b 4f5e 9ade 455ca25e58bd

Pentagoni ka hapur një faqe të re për t’i ofruar publikut të gjerë të gjitha informacionet e mundshme të deklasifikuara mbi UFO -t .

 

Videot dhe fotot do të jenë të disponueshme si dhe përgjigjet për pyetjet më të zakonshme në lidhje me këto fenomene. 

 

“Ne jemi të përkushtuar ndaj transparencës”, siguruan autoritetet amerikane. 

 

Faqja, e cila do të jetë e aksesueshme për personelin ushtarak ose agjenci të tjera qeveritare, do të jetë gjithashtu e hapur për përdoruesit civilë, të cilët nuk do të jenë në gjendje të postojnë raportet e tyre.

 

Faqja është aktualisht e aksesueshme në www.aaro.mil  dhe është ende në ndërtim e sipër./Tgcom