34  ushtarë amerikanë thjesht janë tronditur në sulmin iranian në bazën e Forcave Ajrore Ain al Asad në Irak në 8 janar, tha Pentagoni.

Gjysma e tyre janë kthyer tashmë në njësitë e tyre, tetë janë kthyer në Shtetet e Bashkuara dhe nëntë janë dërguar në një spital ushtarak amerikan në Gjermani për t’u trajtuar për simptoma tronditjeje si rezultat i shpërthimit, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Jonathan Hoffman .

Ndër simptomat që përmendën ushtarët ishte “dhimbja e kokës, marramendja, mbindjeshmëria ndaj dritës, ankthi dhe vjellja”. Disa nga këto simptoma u zhdukën shpejt dhe në disa raste u përkeqësuan dhe ushtarët u evakuuan.

Teherani tronditi bazat e Ain al-Asadit (në perëndim) dhe Erbil (në lindje) natën e 7 duke u gdhirë 8 janari, ku një pjesë prej 5.200 trupave amerikane në Irak u goditën në përgjigje të vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Suleimani.

“Asnjë nga amerikanët nuk u lëndua në sulmin e sotëm”, tha atë ditë Presidenti Trump.

Por javën e kaluar, Pentagoni pranoi se një duzinë ushtarësh kishte pësuar një tronditje.

Në Davos, Trump minimizoi pasojat e sulmit iranian, duke thënë: “Kam dëgjuar se ata (ushtarët) vuanin nga një dhimbje koke”.

“Unë nuk e konsideroj atë një dëmtim të rëndë,” përfundoi Trump.

Ndërsa Irani pretendoi se u kish marrë jetën 80 ushtarëve në sulm, kur në fakt u morri jetën aksidentalisht 176 personave në bordin e një avioni ukrainas, pasi e goditën këtë të fundit me raketë nën frikën iluzive se mund te qe avion amerikan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re