Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj zonës lindore të Lumit Eufrat në Siri e cilësoi si “kërcënim për aviacionin ushtarak dhe civil” dhe si “të papërgjegjshëm” ,përcjell KosovaPost.
Zëdhënësi i Pentagonit, majori, Sean Robertson sulmi që Irani ndërmori me raketa ndaj disa objektivave në lindje të Sirisë, u ndërmor pa koordinimin me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA-ja.
“Ne aktualisht jemi duke e vlerësuar këtë sulm edhe pse ai nuk i shkaktoi dëme forcave të koalicionit ndërkombëtar. Në qoftë se merret parasysh hapësira e ngatërruar ajrore e kësaj zone mund të themi se këto lloj sulmesh rrezikojnë forcat, të cilat luftojnë në mënyrë aktive kundër DAESH-it”, bëri të ditur majori Robertson.
Zëdhënësi vuri në dukje se me ShBA-ja ka hapur një kanal të komunikimit me Rusinë për dallimin e forcave, por se Irani nuk mori këto masa, ndërsa shtoi se “Hedhja e raketave në një hapësirë ajrore të pakoordinuar paraqet kërcënim për aviacionin ushtarak dhe civil”.
“Koalicioni është i aftë për të mundur mbetjet e DAESH-it në zonën e Eufratit Qendror. Çdo sjellje e Iranit në këtë hapësirë është e papërgjegjshme, e pasigurt dhe rrit tensionimin”, deklaroi ndër të tjera zëdhënësi i Pentagonit, majori, Sean Robertson.
