Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) bëri të ditur se për vitin financiar 2017-2018 është pezulluar ndihma prej 900 milion dollarësh që do të bëhej ndaj Pakistanit në shkëmbim të operacioneve ushtarake.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) bëri të ditur se për vitin financiar 2017-2018 është pezulluar ndihma prej 900 milion dollarësh që do të bëhej ndaj Pakistanit në shkëmbim të operacioneve ushtarake.
Zëdhënësi i Pentagonit, Koloneli Rob Manning, që bëri një deklaratë në lidhje me çështjen u shpreh me fjalët: “Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2017 parashikonte që nga Fondi i Mbështetjes së Koalicionit Pakistanit ti veçoheshin 900 milionë dollarë. Kjo shifër u ndalua. Duke vazhduar të shpresojmë se Pakistani do të hedhë hapa serioze kundër terroristëve dhe grupeve militante, që ne i jemi vënë prapa, nuk e anuluam këtë shifër ose nuk e programuam atë përsëri”.
Ai theksoi se në kuadër të buxhetit financiar të vitit 2016, 540 milionë dollarë iu dhanë Pakistanit në muajin mars ndërsa në kuadër të buxhetit të vitit 2017, gjendja e ndihmave që planifikohen për periudhën dyvjeçare, do të vlerësohet deri në muajin tetor të këtij viti, që është edhe fundi i këtij viti financiar.
“Pritshmëritë tona janë të qarta. Talibani dhe liderët e grupit Hakani dhe ata ata që planifikojnë sulme tashmë nuk duhet të jenë në tokat e Pakistanit dhe nuk duhet të sulmojnë nga këto toka. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përcollën Pakistanit hapat konkrete për tu hedhur. Ne jemi të gatshëm të punojmë bashkë me Pakistanin kundër të gjitha grupeve terroriste, pa bërë asnjë diferencim” tha Koloneli Manning./trt/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re