SHBA mund të mos e suportojë më Ukrainën njësoj financiarisht apo ushtarakisht. “Alarmi” është ngritur nga Pentagoni këtë të martë, ku theksohet se nuk ka fonde të mjaftueshme për momentin për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës. Për vijimin e suportit kërkohet ndihma e Kongresit.

 

“Ne kemi mjaft autoritete financimi për të përmbushur nevojat e fushës së betejës së Ukrainës për pak më gjatë, por ne kemi nevojë që Kongresi të veprojë për të siguruar që të mos ketë përçarje në mbështetjen tonë, veçanërisht pasi departamenti kërkon të rimbushë rezervat tona,”, thuhet në deklaratë. “Siç tha Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin të shtunën, ne i bëjmë thirrje Kongresit që të përmbushë angazhimin e Amerikës për të ofruar ndihmën e nevojshme urgjente për popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre kundër forcave të tiranisë,” vazhdoi ajo.  

 

Në deklaratë shtohet se është e paqartë se sa do të zgjasin 1.6 miliardë dollarët e mbetur nga fondet e alokuara më parë për Ukrainën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re