Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Sipas policisë, 43-vjeçari E.S., banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd.

Për shkak të plagëve të marra, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re