TIRANË- Gjykata e Posaçme caktoi masën e “arrestit me burg” për inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla për akuzën e korrupsionit.
Zhilla u vetëdorezua disa ditë pas operacionit te policisë dhe SPAK ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori tjetër Gerald Fuçia.
Dyshohet se inspektori i IMT, kërkoi 1 mijë euro për të mos prishur tendën në një lokal në Kombinat, në Tiranë.
Ka qenë pronari i lokalit në Kombinat, i cili i ka kallëzuar në Polici.
