Teksa në Kuvend po debatohej mes Gazmend Bardhit dhe Lindita Nikollës për kryetarin e Grupit Parlamentar të PD, deputeti Agron Gjekmarkaj ka ndërhyrë duke ironizuar Lulzim Bashën.

Gjekmarkaj u shpreh se për 10 vite me matematikën e Lulzim Bashës nuk i kanë dalë llogaritë.

Matematicieni në fjalë – tha Gjekmarkaj- ka 7 numra, (duke iu referuar deputeteve) dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të bëhen 49.

“Ne për fat të keq kemi pasur probleme me matematiken 7 herë 7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dalë llogaritë për 10 vite. Matematicieni në fjalë ka 7 numra dhe nuk ka me çfarë ta shumëzojë që të bëhen 49. 49 janë në krahun tjetër përballë 7, nuk ka politikë që mund ti ndryshojë dhe çdo përsiatje ngjan e kotë kur numrat janë të qartë. Është e kot të vazhdohet ky debat”, tha deputeti i PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re