Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së përbashkët që Shqipëria dhe Kosova, për vitin e ardhshëm, duhet të kenë një abetare të përbashkët e më pas edhe në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip.

“Nëse biem dakord sot të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri Kosovë dhe ta kemi në të gjitha trojet apo hapësirat ku fëmijët mësojnë të lexojnë gjuhën shqipe.

Do na duhet një punë cilësore të bëjmë një libër të shenjtë të gjithë shqiptarëve që të mbetet edhe një objekt i çmuar edhe në bibliotekat e atyre që do e mësojnë dhe do e kenë kujtim nga viti i parë i shkollës. Një libër që do jetë i veçantë dhe me një vlerë të caktuar”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re